Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO dënon me 8 vite burg ish-zyrtarin e policisë së Vlorës, Gjergji Kohila


Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) e ka dënuar me 8 vite burgim ish-shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë Gjergji Kohila, i akuzuar si i përfshirë në trafikun e kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas “News 24”, gjykata e Posaçme dha 12 vite burg për Kohilën me akuzën për veprën penale trafik lëndësh narkotike, por në zbatim të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 8 vite heqje lire.

Ish-zyrtari i policisë akuzohej për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj”. Sakaq, dosja për Sokol Boden është veçuar, pasi ai ka kërkuar gjykim të zakonshëm, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.

Urdhërarrestet për Jaeld Çelën dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të Policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode u lëshuan në nëntor të vitit 2017, si të përfshirë në dosjen Habilaj, ku implikohet dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.