Vendosni fjalën kyçe....

“Gjysma e ushtrisë së Ukrainës është vendosur në kufirin rus” – Diplomatja ruse Zakharova


Ukraina ka vendosur mbi njëqind mijë trupa dhe sasi të mëdha armatimesh e pajisjesh luftarake pajisjesh në rajonin e Donbasit të shkatërruar nga lufta, pretendoi Ministria e Jashtme e Rusisë të mërkurën në mëngjes, mes tensioneve në rritje.

Duke folur në një konferencë të mërkurën, zëdhënësja diplomatike Maria Zakharova pohoi se ‘Forcat e Armatosura të Ukrainës po rrisin praninë e tyre ushtarake, duke vendosur në rajon pajisje të rënda dhe personel’.

“Sipas disa raporteve, numri i trupave në zonën e konfliktit tashmë arrin në 125,000 njerëz, dhe kjo, nëse dikush nuk e di, është gjysma e të gjithë përbërjes së Forcave të Armatosura të Ukrainës”, tha diplomatja.