Vendosni fjalën kyçe....

Iu nënshtrua operacionit për tumorin në tru, del me sukses deputetja Adriana Matoshi

Aktorja dhe deputetja nga Kosova Adriana Matoshi, e ka përfunduar me sukses operimin për tumorin në tru.

Këtë e kanë konfirmuar për gazetën Express miqtë e saj të ngushtë.

“Që gjysmë ore e ka përfunduar me sukses operimin.”– kanë deklaruar kolegët e saj, citon gazeta.

Një tjetër mikeshë shkruan në rrjetet sociale: ”Zemra jone Adriana, dmth edhe ksaj here ja lujti lojën e kaloj me sukses.” 

I dashuri i saj, futbollisti afrikan Keith Grovenveld me anë të një postimi në “InstaStory” i uroi suksese Adrianës para se të futej në operacion: “Zoti është me ty zemra ime, do të shihemi shumë shpejt”.

Kujtojmë se Matoshi të hënën njoftoi se do t’i nënshtrohej një operacioni pasi i është rikthyer pas nëntë vitesh tumori në tru.

“…Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap.”– shkruante Matoshi.

 

Pas kësaj deklarate, shumë të njohur u shprehën të gatshëm për ta ndihmuar financiarisht, mes të cilëve dhe këngëtari Labinot Tahiri.

Por ndihmës së ofruar deputetja iu përgjigj duke thënë se operacioni nuk i ka kushtuar shumë shtrenjtë dhe se për këtë e kanë ndihmuar edhe shoqëria e njerëzit e afërm.