Vendosni fjalën kyçe....

Kushi nxjerr udhëzimin: Ndalohet punësimi si mësues i personave që janë dënuar për vepra penale ndaj të miturve dhe që kanë lidhje me institucionet arsimore


Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi pas rastit të Beratit ka nxjerrë udhëzimin që ndalon punësimin si mësues të personave që janë dënuar për vepra penale ndaj të miturëve ose ata që kanë bërë vepra penale që kanë lidhje me institucionet arsimore.

Duke marrë shkas nga rasti i fundit i punësimit në Berat të një mësuesi që shkaktoi zemërim të lartë publik, sot firmosa menjëherë ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar, për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore.
Ky vendim shmang rrezikun që mund t’i vijë nxënësve tanë nga persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral dhe ligjor. Angazhohemi që të vijojmë me një punë akoma më intensive për të ndërmarrë iniciativa të tjera ligjore që garantojnë më shumë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve tanë“-shkruan Kushi.

Veprimi vjen pasi pak ditë më parë u zbulua rasti se një mësues i dënuar për ngacmim ndaj nxënësve ishte punësuar sërish në një shkollë në Berat.

Veprimi u justifikuara nga Zyra Vendore e Arsimit se nuk kishte hapësirë ligjore që ia ndalonte.