Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, ka pohuar gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë, se këtë vit ka pasur 60% më shumë krime nga grupet e strukturuara kriminale krahasuar me vitin 2020.
Ai tha gjithashtu se 30% e vrasjeve kanë ndodhur si pasojë e dhunës brenda familjes, duke shtuar se në vend janë rritur urdhrat e mbrojtjes.
Gjatë raportimit, Nano tha se policia ka asgjësuar rreth 165 mijë rrënjë kanabis si dhe ka zbuluar 18 nga 39 krimet e kryera nga grupet kriminale në vend.
Për sa i përket dhunës në familje, kreu i policisë tha se 1337 vepra penale kanë të bëjnë me këtë gjë ndërsa urdhrar e mbrojtjes kanë qenë 2754, 370 më shumë nga viti i shkua si dhe ka pasur 16 vrasje në familje.