Kanë pushuar reshjet e borës në vend po ulja e temperaturave ka sjellë ngrica në rrugët në zonat malore.
Tani për tani të gjitha rrugët janë të kalueshme sipas një njoftim nga ana e ARRSH-së.
Reshjet e borës në zzonat malorë nisën mbrëmjen e 29 nëntorit gjë që shkaktoi bllokimin e rrugës së sapopëruruar të Arbrit për disa orë.
“Reshjet kanë pushuar. Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.” – thuhet në njoftimin e ARRSH-së.