Vendosni fjalën kyçe....

Para në këmbim të votave në Dibër, dënohen me nga një vit burg Denis Xholi dhe Albjon Ceku


GJKKO ka marrë sot vendimin për dy të akuzuarit për blerje votash, Denis Xholi dhe Albjon Ceku.

Ata janë dënuar me nga 1 vit burg secili për veprën penale ‘korrupsion aktiv’ në zgjedhje në bashkëpunim. Në fakt, Xholi dhe Ceku janë dënuar me 18 muaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar masa është ulur në 12 muaj heqje lirie.

Kujtojmë se simpatizantë të Partisë Demokratike, bllokuan më 22 prill të këtij viti në Maqellarë mjetin me të cilin udhëtonin Denis Xholi e Abjon Ceku. Në këtë mjet, gjatë kontrollit të policisë u gjetën 5 milionë lekë të vjetra, materiale udhëzuese për të votuar dhe postera elektoral.