Vendosni fjalën kyçe....

Selami: Berisha kërkon të mbajë peng PD-në, partia duhet të rithemelohet, është bërë mburojë e korrupsionit


Ish-kryetari i PD-së Eduard Selami në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi se Sali Berisha është e kaluara dhe se ai po bën përpjekje për të mbajtur peng PD-në.

Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në.

Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur.

Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja”-tha ish-kryetari i PD.

Selami tha se në fund parashikon që Lulzim Basha “do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës. Nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata”.

Ai u shpreh se demokratët kanë vetëm një zgjidhje ose të bëhet shpresë për shqiptarët ose të bëhet i Berishës.

 “PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet. PD sot është bërë mburojë e korrupsionit, është e deklaruar nga DASH”, deklaroi Selami.