Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina i kërkon Gjermanisë të paguajë për dëmet e Luftës së Dytë Botërore


Kryediplomati i Ukrainës në Berlin ka kërkuar që Gjermania të paguajë për atë që ai e përshkruan si vjedhje të trashëgimisë së paçmuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe për marrëveshjet e mëpasshme të bëra mbi artefaktet kulturore.

Në një letër të hapur të botuar të hënën, Andrey Melnik, ambasadori i vendit të Evropës Lindore tha se ai refuzoi të merrte pjesë në një koncert që shënonte riatdhesimin e arkivit të Johann Sebastian Bach sipas kushteve të një marrëveshjeje të përfunduar vetëm dy dekada më parë.

Në deklaratë, ai se Kievit i detyrohet ende kompensim ‘për humbjet e mëdha në trashëgiminë kulturore gjatë pushtimit nazist’.

Melnik u ankua gjithashtu se Gjermania ka injoruar propozimin e vendit të tij për të krijuar një “Fond Kompensues për Humbjet e Luftës” për të ndihmuar muzetë ukrainas të blejnë art nga e gjithë bota, dhe vuri në dukje se Ukraina ishte shkatërruar plotësisht nga pushtimi nazist dhe ishte privuar nga pjesa më e madhe e trashegimisë së saj kulturore.

Arkivi i Bach përbëhet nga rreth 5000 dorëshkrime që i përkisnin kompozitorit me famë botërore dhe familjes së tij, të marra nga Gjermania nga sovjetikët pas luftës. Dokumentet ishin konsideruar të humbura për dekada pas konfliktit, përpara se të zbuloheshin në Ukrainë në vitin 1999, pas një kërkimi prej dekadash.

Arkivi i paçmuar iu dha Gjermanisë nga Ukraina falas në vitin 2001. Melnik ka bërë një sërë kërkesash publike të Gjermanisë, duke përmendur pushtimin e vendit gjatë Luftës së Dytë Boterore. Në mars, ai tha se ishte ‘detyrë morale’ e Gjermanisë të siguronte kthimin e Krimesë nga Rusia