Gazetari Artan Hoxha ka treguar se nga e ka marrë informacionin Lulzim Basha për “Toyota Yarisin”.
Hoxha tha se një ish-polic që ishte i përfshirë në operacion ia dha informacionin Bashës për shkak të njohjeve personale, por kryedemokrati nuk i qëndroi tundimit.
Më tej gazetari tha se paratë i përkisnin një grupi shqiptar trafiku kokaine që veprin në Amerikën Latine.
“Nga informacioni që kam unë Basha ka marrë informacionet me mirëbesim dhe nuk ka qëndruar dot tundimit. Infot janë dhënë nga një ish-polic i rangut të lartë, që ka njohje personale me Bashën. Njeriu që i ka dhënë infon ka qenë i përfshirë vetë në operacion. Ne e dimë sot të kujt janë ata para.
Janë paratë e një prej grupeve më të mëdha kriminale shqiptare në trafik kokaine. 3.4 milionë eurot janë nga trafiku i kokainës i një grupi shqiptar që vepron në Amerikën Latine. Basha ka tentuar që të përdorë historinë politikisht, pa llogaritur pasojat. Basha është mësuar që të mbyllë rastet me procedurë, ai do që të mbyllë këtë histori me autoritetet belge. E çuditshme është se pse Basha ka statusin e të pandehurit, si të tjerët”, deklaroi Hoxha.