Vendosni fjalën kyçe....

Babai dhe njerka akuzohen se torturuan për vdekje të miturin në Britani, dalin para gjykatës


Momentet e fundit tronditëse të regjistruara të një djali gjashtëvjeçar të ‘torturuar’ nga i ati dhe njerka e tij e tregojnë atë duke luftuar për të marrë jorganin e tij nga dyshemeja ku u detyrua të flinte për ditë të tëra, vetëm pak orë para se të vritej nga babai dhe njerka.

Videoja prekëse, e fiksuar në CCTV, tregon Arthur Labinjo-Hughes të dobësuar, pizhamet e të cilit duken se i janë varur, ngërdheshet nga dhimbja ndërsa përpiqet të marrë mbulesën dhe jastëkun e veçantë Avengers.

Pamjet shqetësuese iu shfaqën juristëve në Coventry Crown Court të martën, ku Thomas Hughes, 29 vjeç dhe Emma Tustin, 32, akuzohen për vrasjen e Arthurit në shtëpinë e tyre në Solihull, West Midlands, më 17 qershor të vitit të kaluar.

Në videon e tmerrshme, të filmuar vetëm disa orë më parë, më 16 qershor, djali shihet duke luftuar për të qëndruar në këmbë përpara se të bjerë në dyshemenë e dhomës së ndenjes.

Arthur qan duke thënë ‘askush nuk më do’ katër herë ndërsa ai përpiqet të ecë në anën tjetër të dhomës ndërsa duket se vuan nga një çalim.

I duhen më shumë se dy minuta të tëra që të jetë në gjendje të ngrihet në këmbë, të marrë jorganin dhe të ecë një distancë prej rreth dy metrash deri te një derë që të çon në një dhomë tjetër.

Në klipet audio të publikuara së bashku me videon nga Policia e West Midlands, që u vunë të dëgjohen në gjykatë, Arthuri i vogël dëgjohet gjithashtu duke thënë ‘askush nuk do të më ushqejë’ shtatë herë në 44 sekonda.

Gjykata dëgjoi se i riu pësoi një dëmtim serioz të trurit pasi iu nënshtrua një fushate mizorie torture nga ana e babait dhe e njerkëes.

Kjo përfshinte privimin nga ushqimi, qëndrimin në këmbë për 14 orë në ditë dhe helmimin me kripë, iu tha juristëve.

Hughes dhe Tustin mohojnë vrasjen e Arturit dhe akuzat e tjera ndaj tyre.

Ai gjithashtu është regjistruar duke kërkuar një pije, ndërsa në klipe të tjera dëgjohej zëri i njerkës Tustin duke thënë të qëndrojë pa lëvizur dhe duke lëshuar udhëzime të tjera të ngjashme.

I mituri u vra më vonë si rezultat i goditjes së kokës së tij ‘në mënyrë të përsëritur në një sipërfaqe të fortë’ në duart e Tustinit, thuhet.

Në disa mesazhe të publikuara nga komunikimet e babait të djalit Hughes me Tustin (njerka), me të cilën ishte lidhur prej disa kohësh, Hughes shkruan mesazhe të tilla si ‘do ia gërmoj varrin e Arturit’, ‘Do t’ia heq qafën’ dhe ‘fëmija do e pësojë kur të kthehem’.

Ai gjithashtu dërgoi mesazhe duke thënë se do ia shkulte kokën nga supet dhe i tha partneres së tij “ta nxirrte jashtë me mbeturinat”.

Në fillim të kësaj jave, Hughes pranoi se kishte përdorur njëfarë presioni në qafën e Arthurit për ta disiplinuar’ pasi kishte parë video në lidhje me brutalitetin e policisë në SHBA në internet.

Ai tha se do t’i përdorte këto pika presioni për ‘rreth 10 deri në 15 sekonda’ për ‘të ndihmuar në disiplinimin e tij’.

Arthur u dërgua në Spitalin e Fëmijëve në Birmingham dhe aparatet që e mbanin në jetë u fikën në orën 1 të mëngjesit të 17 qershorit 2021.

Hughes dhe Tustin, të dy mohojnë vrasjen e Arturit.