Vendosni fjalën kyçe....

Basha për Berishën: Nuk jam i kulturës së përjashtimit, nuk e ndaloj të vetëpërjashtohet


 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në emisionin “Real Story” se nuk donte që të përjashtonte nga Partia Sali Berishën.

Ai theksoi se Berisha mund të kishte cilësuar vendimin për pezullimin nga Grupi Parlamentar si të padrejtë por jo ta përdorte për interesa personale.

“Ajo që ka ndodhur nga 9 shtatori deri më sot është shpërdorimi i demokratëve, manipulimi me gjendjen ku ndodhet sot PD, demokracia shqiptare për interesa vetjake të një njeriu. Mund të kishte thënë që vendimi i kryetarit të partisë është i padrejtë, por kurrësesi të keqpërdorte dhe manipulonte gjendjen e rëndë ku ndodhet demokracia për interesat personale. Unë nuk jam i kulturës së përjashtimit, nuk mbaj asnjë njeri me forcë, nuk mund të ndaloj askënd të vetpërjashtohet duke u rënë me shkelm vlerave që mbajnë familjen tonë politike”, tha Basha.