Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Vettingu në politikë e vetmja zgjidhje për shkëputjen e lidhjeve me krimin, oligarkët e narkotrafikantët


Kreu i PD-së ka bërë sërish thirrje për vettingun e politikanëve.

Gjatë fjalës në Kuvend teksa diskutohet për për ligjin e pastrimit të parave, Basha theksoi se kjo gjë nuk ka asnjë vlerë për sa kohë nuk bëhet vettingu i politikës dhe shkëputja e lidhjeve të saj me krimin e organizuar, oligarkët e narkotrafikantët.

Sipas kryedemokratit, politika nuk mund t’u imponojë qytetarëve atë që nuk e pranon për veten e saj.

“Kjo omerta merr fund kur edhe kjo pjesë e parlamentit kur të goditet korrupsioni, kur të pastrohet kjo sallë dhe qeveria nga të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, kur kanë shpërdoruar besimi  e qytetarëve për t’u pasurur në vendin më të varfër të Europës. Dukuria e pastrimit të parave është alarmant dhe kjo nuk zgjidhet me makiazhe ligjore. Përballja me këtë gjë ka një zgjidhje, ka vetëm një pikënisje. Pranoni për veten tuaj atë që kërkoni të bëni të detyrueshme për noterët. Pranoni vettingun e politikanëve, nëse pranohet për noterët e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për politikanët. Duhet të jemi ne të parët që kalojmë nga ky filtër, nuk mund t’ua imponojmë të tjerëve diçka që nuk e pranojmë për veten tonë. Këtu ndahet e shkuara nga e ardhmja. Duhen shpëkutur lidhjet e politikës me oligarkët, me krimin e organizuar, me narkotrafikantët.” – tha Basha.