Drejtori i Përgjithshëm i “Top Channel”, Ben Blushi është larguar nga drejtimi i këtij televizioni pas afro 3 vitesh në këtë detyrë. Të paktën kështu ka raportuar mesditën e sotme portali CNA.al, që ka publikuar edhe email-in që Blushi i ka dërguar stafit.
“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel.
Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim më atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi.”-thuhet në email-in që Blushi i ka dërguar stafit, sipas CNA.al.
Kujtojmë se Ben Blushi u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i “Top Channel” në vitin 2018, pas largimit nga politika dhe dështimit të tij me partinë “Libra”./ Hashtag.al