Vendosni fjalën kyçe....

Burgoset burri në SHBA, shpenzoi qindra mijëra dollarët e ndihmës Covid me makina të shtrenjta e striptiste


Burri i burgosur për paratë e Covid të shpenzuara për Lamborghini dhe striptiste

Një burrë nga Hjustoni, Teksas u dënua me më shumë se nëntë vjet burg pasi u gjet fajtor se kishte marrë nëpërmjet mashtrimit mbi 1.6 milionë dollarëve si ndihmë nga qeveria lidhur me pandeminë e duke i përdorur ato për jetë luksoze.

Lee Price III u dënua me 110 muaj burg të hënën pasi u deklarua fajtor për mashtrim dhe pastrim parash. Sipas prokurorëve, duke filluar nga maji 2020, Price kishte përdorur kompani të rreme për të aplikuar për kredi me interes të ulët nën Programin Federal të Mbrojtjes së Pagave (PPP). Paratë kishin për qëllim të ndihmonin bizneset e vogla që po luftonin gjatë pandemisë.

Në një aplikim të dorëzuar në një bankë në Boston, Price pretendoi se ai zotëronte një kompani të quajtur Price Enterprises me 50 punonjës dhe një listë mesatare mujore prej 375,000 dollarësh. Në një aplikim për një huadhënës në Kaliforni, ai listoi një njeri të vdekur si shefin ekzekutiv të një kompanie tjetër.

Price i përdori fondet për të blerë një Lamborghini Urus SUV 233,000 dollarë, një kamionçinë Ford F-350 me vlerë 85,000 dollarë dhe një orë Rolex 14,000 dollarë. Ai shpenzoi rreth 2000 dollarë në një klub striptizmi dhe shpenzoi shuma të mëdha në dyqane pijesh alkoolike dhe klube nate. Paratë u përdorën gjithashtu për të shlyer një kredi në një pronë.

Policia rikuperoi rreth 700,000 dollarë nga fondet e marra.