Vendosni fjalën kyçe....

Fevziu bën veten “meme”, publikon fotot humoristike


Gazetari Blendi Fevziu duket se nuk i kursen vetes aspak një dozë autoironie apo shakash kur bëhet fjalë për pamjen e tij të jashtme, e në veçanti për mungesën e flokëve.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Fevziu ka nisur një “konkurs” ku i fton ndjekësit që të votojnë për pamjen e tij më të preferuar duke publikuar disa foto të vetes të modifikuara me ndihmën e “Photoshop”-it. E në këto foto që ai ndan, gazetari shfaqet me modele të ndryshme flokësh.

Pasi ndjekësit e tij kanë dhënë mendimet e tyre, në fund Fevziu ka publikuar edhe foton fituese, duke zbuluar se ka marrë gjithashtu edhe një ofertë nga një klinikë private për mbjelljen e flokëve. Por thekson se ndihet më komod me pamjen aktuale që ka, ashtu pa flokë.

“Pas një votimi 24 orësh kjo foto e parë fitoi me shumicë të ndjeshme votash. E ndjekur nga fotoja e dytë. Falenderoj edhe një klinikë që më ofroi të më mbjellë flokët dhe të m’i bëjë kaçurrela si këtu. Po unë preferoj të mbetem si në foton e fundit. Jam shumë komod ashtu.”-shkruan ai, pas shumë reagimesh dhe komentesh në rrjet.

Me sa duket Fevziu di një aksiomë të çmuar, autoironia është një armë efikase.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)