Vendosni fjalën kyçe....

Meta akuzon Bashën: Ka bërë dopio lojë me Greqinë për marrëveshjen e detit, pati implikime serioze për shtetin


Kreu i Shtetit Ilir Meta ka akuzuar Lulzim Bashën se ka bërë lojë të dyfishtë me Greqinë për Marrëveshjen e Detit e cila ka sjellë implikime serioze për shtetin shqiptar.

Meta bëri deklaratën në emisionin “Log” duke zbuluar për herë të parë këtë qëndrim të tijin për këtë çështje.

Po e them për herë të parë se Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë. Ky qëndrimin i tij në raport me marrëveshjen e detit ka patur implikime serioze në raport me shtetin shqiptar. Këtë e them për herë të parë dhe nuk dua ta zgjas më tej”, tha Meta.