Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha që e cilësoi gënjeshtar lidhur me anulimin e 30 qershorit 2019 dhe dekretimin e zgjedhjeve lokale në tetor 2019.
Meta foli me data emra dhe mbrojti qëndrimin e tij se ka pamje filmike që caktimin e datës së zgjedhjeve më 13 tetor e ka thënë Basha me Bylykbashin.
“Ky zotëria (Lulzim Basha) që thotë se unë gënjej, besoj e njohin të gjithë shqiptarët seriozitetin e tij në raport me të vërtetat.
Ky zotëri në datën 2 qershor 2019 paralajmëroi se në 8 qershor do bëhet nami dhe përgjegjesinë ta mbajë sovrani. Ndaj për arsyet që janë bërë publike unë mora vendimin.
Ky zotëri ka vizituar zyrën time dhe datën e ka caktuar ky (13 tetorin). Ka filmime dhe është e mirëdokumentuar dhe unë mund t’ja u vë në dispozicion.
13 tetor, e ka caktuar ky zotëria në zyrën time sepse Rama refuzoi të bënim takime bashkë. Unë u detyrova të shpallja një datë tjetër dhe isha i detyruar ta shpallja me dakordësinë e opozitës. Datën e caktoi Basha bashkë me Oerd Bylykbashin te unë, nëse doni u jap edhe pamjet.
Anulimi ishte për shmangur dhunën se ai se shmangte dot. E dyta datën 13 tetor e ka caktuar ai sepse unë s’mund të thosha aprirori do shkoni me 13 tetor. Mirë Ramës si interesonte 13 tetori, po ky ça interesi kishte, kryetari i opozitës që të mos regjistrohej për zgjedhjet e 13 tetorit, pse u regjistrua LSI, etj., dhe s’u regjistrua partia kryesore”-deklaroi Meta.