Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Pasi të lexoj vendimin e Kushtetueses do dal me qëndrimin nëse do dekretoj zgjedhje të pjesshme apo jo


Presidenti i Republikës Ilir Meta, deklaroi ditën e sotme në emisionin “Log” se do dalë me një qëndrim lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale sapo të lexojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të publikuar ditën e sotme.

Meta u shpreh se nuk ka lexuar ende vendimin e gjykatës dhe do ketë qëndrim zyrtar si institucion pasi të japë vlerësimin nëse e vlerësojnë apo jo.

Unë se kam lexuar ende vendimin e gjykatës. Së dyti lajmet që shpërndahen me urgjencë s’më impresionojnë, sepse ia kam marrë dorën që nga komisioni i Venecias atëherë.

Unë ju premtoj ju dhe qytetarëve, do ta shikoj me shumë vëmendje sepse është vendim i gjatë dhe padiskutim që do të kemi qëndrim zyrtar se çdo të thotë për ne një vendim i  tillë si institucion i presidentit, të japim vlerësimin tonë nëse e vlerësojmë të drejtë ose jo.

Që në momenti që gjykata iu drejtua Venecias ishte surprizë e jashtëzakonshme, sepse askush më mirë se anëtarët e kushtetueses s’mund ta njohin dhe interpretojnë kushtetutën e Shqipërisë”-tha Meta.