Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Shehut: Ballkani i Hapur në të mirë të vendit e rajonit


Kryeministri Rama i është përgjigjur deputetit të PD-së, Shehu, lidhur me nismën Ballkani i Hapur, për të cilën është thirrur në interpelancë.

Kreu i qeverisë tha nisma bëhet në të mirë të Shqipërisë por edhe rajonit.

Ai theksoi se nisma nuk e zëvendëson Procesin e Berlinit por plotëson pikat që mbeten të parealizuara nga ky i fundit duke shpejtuar integrimin e rajonit mes vetes e më pas në BE.

“Ballkani i Hapur nuk e zëvendëson Procesin e Berlinit, por plotëson piketat e paplotësuara të këtij procesi drejt realizimit të vizionit të këtij procesi. Si dhe adreson nevojat e prodhuese, tregtuesve e qytetarëve të këtij vendi. Ne jetojmë në një gjeografi që nuk e kemi zgjedhur. Në këtë hapësirë duhet të bëjmë çmos të nxisim prodhimin e eksportet, ndërveprimet. Këto stimuj kanë të bëjnë me një treg tejet të copëzuar që ka poenguar rritjen e prodhimit dhe eksporteve siç e nxit hapësira e përbashkët e ndërveprimit.” – tha Rama.