Vendosni fjalën kyçe....

Rama i prerë: Ballkani i Hapur do ecë përpara, në interes të vendit e të shqiptarëve


Kryeministri Rama tha se nisma e Ballkanit të Hapur do vijojë pasi është në interes të vendit e shqiptarëve.

Ai theksoi se Kosova dhe vendet e tjera janë të ftuara të jenë pjesë e kësaj nisme.

“Ju flisni me vete e për vete siç keni bërë si parti prej shumë kohësh tashmë. Kosova e vendet e tjera janë të ftuara të bashkohen në këtë nismë. Ballkani i Hapur do vazhdojë sepse është në interes të Shqipërisë e shqiptarëve dhe ata na e kanë besuar ne këtë gjë.” – tha Rama.