Kryeministri Rama ka deklaruar sot në Kuvend se Ballkani i Hapur është një mundësi e madhe për burime të reja për rritjen ekonomike.
Kreu i qeverisë tha se Kosova humb mundësi të mëdha duke mos qenë pjesë e nismës për të adresuar më pas problemin e madh që ka me Serbinë për krimet e luftës.
Rama shtoi se rritja e marrëdhënieve ekonomike shërbejnë si katalizator edhe për probleme politike, siç ka treguar historia, theksoi ai.
“Jemi duke synuar të gjejmë burime të reja të rritjes ekonomike. Nuk mund të rrimë gjithë kohës vetëm me burimet e tanishme. Ju ftoj të bëni një dëgjesë me komunitetin e biznesit që janë pjesë e tregtisë rajonale. Se ku hyn këu Jugoslavia e Re unë nuk e di. Dmth sipas kësaj logjike i bie që Bashkimi Europian është Jugosllavia e Re. Është pretendim absurd e lojë fjalësh. Ballkani i Hapur është njësi zbatimi e proceseve të Procesit të Berlinit. I kemi ftuar të gjitha vendet të jenë pjesë., Kosova humbet një shans të madh duke munguar në atë tryezë lidhur me problemin e madh që kemi me Serbinë. Historia tregon se nxitja e marrëdhënieve ekonomike është ëprdorur si katalizator për zgjidhjen e çështjeve politike.” – tha Rama.