Vendosni fjalën kyçe....

Rama merr dozën e tretë: Qytetarët të vaksinohen, është turp të mos i besosh shkencës po sharlatanëve në internet


Kryeministri Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Pasi bëri dozën e tretë në qendrën e vaksinimit në stadiumin ‘Air Albania’, kreu i qeverisë tha se është fyerje e inteligjencës t’u besohet sharlatanëve në internet e të mos i besosh shkencës.

Ai e la të hapur mundësinë e kërkimit të certifikatës së vaksinimit për punonjësit e administratës apo personat që duan të hyjnë në vend nga jashtë.

“U them nëpunësve që të vaksinohen se mund të vijë momenti që të ndalohen të shkojnë në punë pa certifikatën e vaksinimit. Është e turpshme të shkohet kundër shkencës, fyen inteligjencën tënde të mos i bësosh shkencës dhe t’u besosh disa sharlatanëve në internet. Sipas sharlatanëve u është mbyllur goja gjitha mediave në mbarë botën që të mos flasin kundër vaksinës dhe u është hapur atyre që të flasin në internet. Vaksina shpëton jetë. Mund të vijë dita që do ndalohen të hyjnë në vend ata që nuk janë vaksinuar. Është turp t’u besohet sharlatanëve që hedhin lumë teorish konspirative ndaj vaksinave. Si ka mundësi që kjo të jetë një lojë që lëviz të gjitha planet he asnjë kanal serioz informimi të mos flasë. Të gjitha mediat e botës dhe u është hapur goja atyre që nuk kanë asnjë lidhje me shkencën dhe Shëndetin publik. U është mbyllur hoja dhe po flasin për tu vaksinuar Akademitë e botës dhe po flet kundër vaksinës një lumë konspiracioni nëpër Facebook dhe internet. Kjo është turpshme dhe skandalozë, në vend që ti besosh shkencës, vaksina të mbron nga vdekja. Pra çfarë mund të thuhet sot përveçse vaksinohuni, ndërkohë që vende të tjera janë mbyllu. Kemi bërë çmos që mos të stresojmë sektorët e jetës në vendin tonë. Ne nuk mundet dot ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë e të dali ku të dali pasi mbajmë përgjegjësi.” – tha Rama.