Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka akuzuar Ramën lidhur me nismën Ballkani i Hapur.
Në interpelancën e thirrur prej tij, demokrati tha se projekti i rrezikshëm synon të ngjallë idenë e projektin e vjetër të Serbisë së Madhe si dhe bëhet për interesat ekonomisë të Serbisë.
Sipas Shehut, kreu i qeverisë ka pasur dorë edhe në projektin e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë e Kosovës por që ka dështuar pas ndërhyrjes së aleatëve.
“Ju u përfshitë dhe identifikuat aq shumë me nismën saqë pak ditë më parë ju u duatrokitët në parlamentin e Serbisë. Marrëveshja nuk është përgatitur në Tiranë, jam dakord, as nuk ui dakordësua me aleatët tanë. Ajo u përgatit në zyrat e Vuçiçit në interes të përfitimit ekonomik e gjeopolitik në rajon. Gishti juaj ishte që në propjektin e parë të shkëmbimit të territoreve po që u hodh poshtë pas ndërhyrjes së partnerëve. Jeni përfshirë në një projekt të rrezikshëm të dështuar që nisi në Novi Sad. Nisma ka shumë pika të errëta në disa drejtime.” – tha Shehu.