Vendosni fjalën kyçe....

Si nisi krisja, Harry këshilloi të vëllanë William të mos i nxitonte gjërat me Meghan, pretendon libri


Është përfolur se marrëdhëniet mes vëllezërve u përkeqësuan pasi Princi Harry filloi të takohej me Meghan Markle në vitin 2016. Lidhjet mes të dyve thuhet se janë përkeqësuar më tej pasi Sussex-ët njoftuan vendimin e tyre për t’u larguar nga rolet e larta në Familjen Mbretërore.

Princi Harry sulmoi Princin William pasi ky i fundit shprehu dyshime për romancën e vëllait të tij me Meghan Markle, ka raportuar PageSix, duke cituar fragmente nga libri i ardhshëm “Vëllezërit dhe gratë: Brenda jetës private të William, Kate, Harry dhe Meghan”. Libri është shkruar nga gazetari amerikan Christopher Andersen, autor i 18 librave bestseller të New York Times.

Andersen citon një person të brendshëm mbretëror, i cili zbuloi një bisedë që dyshohet se ka ndodhur mes dy vëllezërve në vitin 2017. Harry thuhet se ka treguar se do t’i propozonte Meghan-it.

“Pse i nxiton gjërat?”, mësohet se ka pyetur William vëllanë e tij sipas burimeve të brendshme mbretërore.

Ndërsa Harry i është përgjigjur duke i bërtitur: “Kush dreqin mendon se je?”

Sipas autorit të librit, rrethi i ngushtë i Princit Harry u shqetësua për romancën e tij të stuhishme me Meghan. Një nga skeptikët ishte xhaxhai i tij Earl Spencer, vëllai i nënës së tij të ndjerë, Princeshë Diana. Atij thuhet se i kërkua nga William që të ndërhynte në mënyrë që ‘zogjtë e dashuruar të ngadalësonin ritmin e romancës’.

Sidoqoftë, kjo taktikë dështoi dhe Harry u ‘zemërua që vëllai i tij po kërkonte në mënyrë aktive që të tjerët të ndërhynin në punët e tij personale”, shkruan Andersen.

Duka i Sussex vazhdoi të kundërshtonte këdo që ai e perceptonte se ishte ‘kundër Meghan’, thuhet në libër.

William u magjeps fillimisht pasi u njoh me kunatën e tij të ardhshme, por shprehu dyshime dhe u alarmua pas paralajmërimeve të gjysmëvëllezërve të Meghan-it, të cilët pohuan në media se ajo do kishte një ndikim negativ në familje.

“Unë nuk e di se çfarë të besoj”, i tha Ëilliam të besuarit të tij sipas librit.

Ai dyshohet se foli për Meghan me Princin Charles, duke i treguar babait të tij për obsesionin e Harry-t me të, të cilën ai e përshkroi si ‘diçka që nuk e kam parë kurrë’. Duka i Kembrixhit supozohet se u hap në lidhje me përçarjen e tij me Harry-n para babait të tij duke thënë: “Më duket sikur kam humbur mikun tim më të mirë”.