Çmimet e naftës mund të rriten shumë e të shkojnë deri në 150 dollarë për fuçi mes kufizimeve të ofertës globale, ka paralajmëruar banka investuese e Wall Street, ‘Jefferies’.
“Në një botë që me të vërtetë rihapet , edhe kjo është e pasigurt, çmimi i naftës mund të rritet ndjeshëm”, tha për CNBC, Christopher Wood, kreu global i strategjisë së kapitalit në ‘Jefferies’.
‘Nafta arriti në mbi 80 dollarë teksa pjesa më e madhe e Azisë ishte e mbyllur, ndërsa kufijtë e Kinës janë gjithashtu praktikisht të mbyllur, tha ai, duke shpjeguar se ‘në një botë vërtet të rihapur plotësisht, çmimi i naftës mund të shkojë në 150 dollarë sepse kufizimet e furnizimit janë dramatike’.
Wood vuri në dukje se edhe përhapja e variantit të ri Covid-19 nuk do të jetë në gjendje të ndalojë rritjen e çmimeve të naftës për një kohë të gjatë, ato në mënyrë të pashmangshme do të rriten në nivelet më të larta shumëvjeçare pasi të hiqen kufizimet dhe kërkesa të kthehet plotësisht.
“Çështja për mua nuk është çmimi i naftës, çështja është pandemia. Çmimi i naftës do të rritet në një botë të rihapur plotësisht, sepse askush nuk po investon në naftë, por bota ende konsumon lëndë djegëse fosile,” tha ai, duke shtuar se kjo nga ana tjetër do ‘përshkallëzojë një frikë nga inflacioni’.
Ëood deklaroi se ‘sulmi politik’ ndaj karburanteve fosile, me numrin në rritje të vendeve që synojnë ekonominë e gelbër, ka ulur motivimin për investime në këtë sektor, pavarësisht faktit se 84% e kërkesës botërore për energji vitin e kaluar u plotësua nga lëndët djegëse fosile.
Të premten, më 26 nëntor, çmimet e naftës tregoi rënien më të madhe këtë vit, mes një përplasjeje të tregut global të shkaktuar nga paralajmërimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rrezikun e një lloji të ri të Covid-19, Omicron. Si rezultat, çmimi i standardit global Brent ra me 11.6% – në 72.7 dollarë për fuçi.
Që atëherë, tregu ka parë luhatje të mprehta ndërsa investitorët përpiqen të parashikojnë ndikimin e Omicron në ekonomi. ‘Jefferies’ nuk është banka e parë që parashikon një rritje dramatike të çmimeve të naftës. Analistët e JPMorgan Chase Bank dhe Bank of America paralajmëruan gjithashtu kohët e fundit për një rritje të çmimeve të naftës së papërpunuar vitin e ardhshëm, përkatësisht deri në 125 dhe 120 dollarë për fuçi.