Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia e Tiranës plan për ndotjen akustike, nuk do ketë më leje për servise, lavazhe e gomisteri poshtë pallateve


Bashkia e Tiranës do fillojë planin e veprimit për ndotjen akustike.

Kryetari Erion Veliaj së bashku me Ministren e Mjedisit Mirela Kumbaro zbuluan se do jetë bashkia që do japë lejet për ushtrimin e aktivitetit të ndarë sipas zonave.

Veliaj tha se nuk do jepen leje për lavazhe, servise apo gomisteri poshtë pallatit.

Do jemi bashkia e parë që do plotësojë vakuumin që kemi me lejet e tipit C – pra, do të emetojmë një leje bashkiake për ushtrim aktiviteti, për ku dhe në çfarë zone, gjë që me shumë gjasë do bëhet etalon edhe për bashkitë e tjera. Nuk do të lejojmë dhe nuk do të japim më leje për lavazhe poshtë pallatit; nuk do të lejojmë më servise e gomisteri poshtë pallatit; nuk mund të ketë disko poshtë pallatit. Duhet të kuptojmë se po drejtojmë një qytet ku, siç është rritur vlera e pronës nga pastrimi fizik, ashtu do vazhdojë t’i rritet vlera pronës edhe nga pastrimi akustik,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do jenë në dispozicion të qytetarëve sa herë duan të denoncojnë shkelje për ndotjen aksutike.

Do t’ia japim këtë kompetencë Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake. Cilido qytetar që ndihet i kërcënuar nga zhurma e tejskajshme, e gjen shpëtimin te çdo uniformë,”-theksoi kryebashkiaku