Vendosni fjalën kyçe....

Belgjika kërkoi procedimin penal të Bashës për çështjen “Toyota Yaris”


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është vënë në presion ditët e fundit lidhur me dosjen “Toyota Yaris” si nga shumica socialiste që ia përmend në parlament por edhe nga “Foltorja” e Sali Berishës.

Syri TV publikoi mbrëmjen e djeshme disa dokumente të prokurorisë për çështjen miliona eurove që transportoheshin me “Toyota Yaris” të cilat u kapën në Durrës.

Në dokument thuhet se Basha ka dhënë dëshmi në Prokurorinë e Krimeve të rënda ku ka përsëritur deklaratëne  dhënë në parlament po nuk ka zbuluar burimin.

Ndërsa më tej në këto dokumente thuhet se Basha nuk i është përgjigjur kërkesave për të dëshmuar përpara autoriteteve belge duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Basha në reagimin e tij pas daljes së këtyre dokumenteve tha se është i gatshëm të shkojë drejt Brukselit dhe të japë çdo deklarim, por që e ka dhënë një dëshmi në SPAK edhe para zyrtarëve belgë.

“Lulzim Basha në datën 21 qershor 2018 ka bërë një deklaratë para parlamentit shqiptar ku ka lajmëruar mbërritjen e fondeve në cash, fonde të cilat u bllokuan në datën 24.06.2018 në Durrës dhe ka akuzuar deputetin Taulant Balla dhe dy parlamentarë të tjerë, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja se janë këta persona në origjinë të dërgimit të këtyre fondeve në lidhje me krimin e organizuar.

Zoti Basha është dëgjuar edhe si dëshmitar në Tiranë në datën 25 korrik 2019, në kuadrin e ekzekutimit të letërporosisë tonë të ndihmës së ndërsjellt të 30 prillit 2019 në praninë e dy anëtarëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai io ka përsëritur aty fjalët e thëna në Parlament, por ka refuzuar të japë shpjegime në dataje (ndër të tjera të identifikojë burimet) duke afirmuar se i ruan detajet për drejtësinë belge në kuadrin e një interviste të mëvonëshme për të cilën ka thënë se është i gatshëm ta japë në Belgjikë.

Basha është thirrur disa herë nga ana e prokurorëve dhe hetuesve belgë që të ridëgjohej si dëshmitar në Bruksel, por nuk është paraqitur dhe nuk ka dërguar një justifikim bindës në lidhje me mungesat e tij të përsëritura. 

Thirrjet e autoriteteve belge të datave 15.11.2019 për t’u paraqitur në datën 9.12.2019; 21:1.2020 për t’u paraqitur në datën 24.1.2020; 14.2;2020 për t’u paraqitur në datën 28.02.2020; si edhe me paralajmërimi i datës 3.3.2020 për t’u paraqitur në datën 17.3.2020, kanë mbetur pa përgjigjke me shkrim nga ana e tij”-thotë prokuroria belge.

Duke qenë se Basha nuk i është përgjigjur tre thirrjeve të autoriteteve belge këta të fundit kanë kërkuar procedimin e tij ose marrjen e dëshmisë edhe me detyrim nëse është nevoja.

Lidhur me publikimin e dokumenteve, Basha u përgjigj nga një studio televizive se ka dhënë dëshmi të plotë por është i gatshëm të shkojë edhe në Bruksel të japë atë.

Kam dhënë dëshminë e plotë. Jam i gatshëm të jap dëshminë. Dëshmia është dhe në SPAK, edhe para zyrtarëve belgë. Unë udhëtoj që sonte drejt Brukselit dhe kam udhëtuar dhjetëra herë. Për herë të fundit kam qenë në qershor. Nuk jemi në rrafshin e trillimeve. Nëse ka nevojë të jap dëshmi përsëri e jap kudo. Është shenjë dëshpërimi që për të justifikuar trillimin që Basha është peng, do të dëgjoni trillime të tilla”-deklaroi Basha në Neës 24.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha duke folur për çështjen Toytoa Yaris ka treguar se nga e ka marrë informacionin Lulzim Basha.

Hoxha tha se një ish-polic që ishte i përfshirë në operacion ia dha informacionin Bashës për shkak të njohjeve personale, por kryedemokrati nuk i qëndroi tundimit.

Gazetari tha në Syri TV tha se paratë i përkisnin një grupi shqiptar trafiku kokaine që veprojnë në Amerikën Latine.

Nga informacioni që kam unë Basha ka marrë informacionet me mirëbesim dhe nuk ka qëndruar dot tundimit. Infot janë dhënë nga një ish-polic i rangut të lartë, që ka njohje personale me Bashën. Njeriu që i ka dhënë infon ka qenë i përfshirë vetë në operacion. Ne e dimë sot të kujt janë ata para.

Janë paratë e një prej grupeve më të mëdha kriminale shqiptare në trafik kokaine. 3.4 milionë eurot janë nga trafiku i kokainës i një grupi shqiptar që vepron në Amerikën Latine. Basha ka tentuar që të përdorë historinë politikisht, pa llogaritur pasojat. Basha është mësuar që të mbyllë rastet me procedurë, ai do që të mbyllë këtë histori me autoritetet belge. E çuditshme është se pse Basha ka statusin e të pandehurit, si të tjerët”- deklaroi Hoxha./Hashtag.al