Vendosni fjalën kyçe....

Dhurata e Krishtlindjes nga Norvegjia nxit ironinë e londinezëve: Mos janë mërzitur për shkarkimin e Solskjaer


Pema e Krishtlindjeve në sheshin Trafalgar, një dhuratë vjetore nga Norvegjia për Britaninë e Madhe, ka habitur jo pak persona këtë vit me pamjen e saj mjaft të dobët, duke nxitur disa të pyesin nëse Britania e ka fyer diku kombin nordik.

Këtë javë, dhurata vjetore e Norvegjisë e një bredhi nordik mbërriti në sheshin Trafalgar të Londrës. Megjithatë, pasi u vendos në një shesh qendror përballë Galerisë Kombëtare, bredhi 80-vjeçar dukej i dobët dhe i lënë pas dore, me njërën anë që dukej shumë më e mbushur se tjetra.

Pema e Krishtlindjes, një dhuratë vjetore nga Norvegjia për popullin e Londrës për ndihmën e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, është ndoshta dekorimi më i spikatur festiv i kryeqytetit dhe vendosja e tij tradicionalisht shënon numërimin mbrapsht të kryeqytetit për ditën e Krishtlindjes.

Ardhja e pemës ka nxitur zemërimin e shumë njerëzve, ndërsa disa kanë hyrë në rrjetet sociale për të tallur kontributin e Norvegjisë në dekorin festiv të Londrës.

Prezantuesi i radios, Toby Tarrant, bëri shaka se ‘Norvegjia nuk e ka marrë mirë shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer’, një referencë për trajnerin e larguar së fundmi nga Manchester United.

Disa njerëz thanë se dukej sikur kishin përdorur pemën e vitit të kaluar.