Vendosni fjalën kyçe....

Ëndrra falas me Evropë…


Nga Alisa Mysliu

Në të gjithë Europën, ku dëshirojmë dhe ëndërrojmë të jemi pjesë ka qeveri dhe shtete te forta ku ka:

Kriminelë,

Hajdutë,

Prostitucion,

Korrupsion,

Drogë,

dhe mbi të gjitha politikanë të shitur apo pjesë e krimit të organizuar.

Por ndryshe nga ne, në keto shtete nuk gjen:

Të shkolluar analfabetë,

Deputetë me diploma fallco,

Femijë që ecin me kilometra për te shkuar në shkollën ku:

S’ka xhama,

Banjo,

Sistem ngrohje,

Për shkollë shërben lokali i fshatit.

Shkolla në mes te qytetit qe s’kanë:

Ujë

Klasa të mjaftueshme,

Laboratorë,

Biblioteka,

Banjo me dyer

Sistem ngrohje.

Dhe mbi të gjitha ka fëmijë që shkojnë në kopshte e shkolla:

Të pangrënë,

Te abuzuar psikologjikisht,

Të palarë,

Të paveshur,

Me këpucë e çanta te grisura

Sepse prindërit e tyre:

S’kanë punë

Per 1 femijë, ndihmë shteti jep 5-7 mijē lekë te vjetra në muaj.

S’kanë strehë mbi kokë,

Jetojnë me bukë veresi dhe lëmoshën e emigrantëve. Në rastin me të mirë.

Në rastin më të keq prindi i nxjerr për të lypur apo i përdor për të lypur në mes te shiut, natës.

I nxjerr paradite për të shitur cigare e bajame e pasdite shkojnë në shkollë.

Ka nëna, baballarë, gjyshe e gjyshër, fëmijë e bebe që vdesin në shtëpi e spitale sepse:

Jane larg nga qendrat shëndetësore,

S’ka barna cilësore,

Ka mjekë te papërgjeshëm që ende shohin nga duart,

S’kanë lekë te paguajnë ilaçet,

S’kanë mundësi te kurohen jashtë shtetit,

Në vendin tonë ka ende nëna qe braktisin fëmijët në jetimore e spitale sepse kane frikë se s’do gjejnë dot më burrë. Dhe mbi të gjitha ka vajza që qepin ‘himenin’ ose organin e tyre gjenital për të gënjyer një idiot të gjorë, kryesisht emigrant që kërkon një grua të virgjër për hir të një mentaliteti që s’po na ç’rrënjoset edhe pas kaq shume vitesh.

Sepse ne më shumë diskutojmë mbi ‘delet’ dhe ‘demat’ që kemi në parlament, drogën, krimin, paratë e fituara lehtë dhe ngrihemi në protesta për politikanë e nuk protestojmë për atë qumështin e freskët apo natyral, por që në të vërtetë ka 60% ujë.

Sepse e mbushim gotën e qumështit me idenë që s’e dimë çfarë po hamë, ia japim fëmijës dhe me dorën tjetër marrim telekomadën apo telefonin dhe në mes të gjitha këtyre problemeve shohim telenovela me indianë, turq dhe ajo më e rëndësishmja me politikë, drogë e parlament. Dhe pastaj flemë e shohim ëndrra me europë. Ëndrra janë, mbase edhe dalin.

S’po vazhdoj më gjatë se edhe unë si ju po çohem të mbush gotën me qumësht.