Në takimin e së Enjtes mes diplomatëve amerikanë dhe ukrainas u ndërpre për pak çaste energjia elektrike, kur sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken filloi të fliste.
Blinken po shprehte “angazhimin e palëkundur” të Uashingtonit ndaj sovranitetit të Ukrainës kur u fikën dritat. Takimi i tyre po zhvillohej në Stokholm.
Një incident i ngjashëm ndodhi përsëri më vonë kur ishin mbledhur në takim përfaqësuesit e Rusisë dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov po fliste me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së Helga Schmid dhe disa zyrtarë të tjerë në momentin kur ikën dritat dha salla mbeti në errësirë. Lavrov tha se problemi u shkaktua nga një zyrtar që fiku çelësin e dritës që ndodhej pas tyre.