Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO rrëzon SPAK-un, për kryebashkiakun e Mallakastrës


Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të çështjes së Kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj.

GJKKO riktheu dosjen për plotësim, pasi në të mungonin aktet e komunikimit të akuzës në shtetin fqinj të Greqisë.

Më 1 nëntor të këtij viti SPAK mori të pandehur kreun socialist të Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj dhe dërgon kërkesën për gjykim në GJKKO.

Ismailaj u kallëzua më 3 gusht në SPAK nga Partia Demokratike për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.