Ditën e sotme zhvillohet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Shorti kryhet në Presidencë në prani të institucioneve të drejtësisë, Kuvendit, Avokatit të Popullit dhe medias.
Pjesë e KED-së janë dy gjykatës nga Gjykata Kushtetuese dhe një anëtar zëvendësues nga kjo gjykatë.
Anëtarë nga Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata Administrative dhe Gjykata e Apelit dhe nga Prokuroritë e Apelit.
Përzgjedhja bëhet me short në mënyrë rastësore.