Vendosni fjalën kyçe....

Notari transgjinor thyen rekord, shkakton valë zemërimi në rrjet


Një notar transgjinor, i cili dikur konkurronte si mashkull biologjik, ka thyer rekorde në garat e kolegjeve për femra në SHBA, duke shkaktuar një reagim të ashpër në internet.

Lia Thomas është pjesë e ekipit të Universitetit të Pensilvanisë dhe gjatë një gare noti më 20 nëntor me universitetet e Cornell dhe Princeton ve ndosi rekord në garëm 500 metra stil i lirë.

Sidoqoftë, përpara pandemisë, Lia, së cilës do t’i duhej të përfundonte një vit trajtim për shtypjen e testosteronit përpara se të bënte ndryshimin e saj, njihej si Will dhe garoi në ekipin e notit të meshkujve të Pensilvanisë për plot tre sezone.

“Të jesh trans nuk ka ndikuar në aftësinë time për t’u marrë me këtë sport,” shpjegoi ajo për gazetën studentore të universitetit gjatë verës.

Por ndërsa lajmet për formën e sportistes transgjinore po përhapen, ndjekësit në rrjetet sociale kanë reaguar me zemërim.

Një pjesë e tyre ishin prindër vajzash që konkurrojnë në sportin e notit duke thënë se është e padrejtë që të përballen me meshkuj biologjikë.