Vendosni fjalën kyçe....

“Rama të mbyll dosjet këtu po s’të shpëton dot nga drejtësia belge e demokratët, je i marrë fund” – Berisha mesazh Bashës


Ish-kryeministri Berisha i ka bërë thirrje kreut të PD-së Basha që të japë dorëheqjen e të paraqitet para drejtësisë belge ku kërkohet të dëshmojë për dosjen ‘Toyota Yaris’.

Gjatë foltores me demokratët e Devollit ai tja se Bashën e mbajnë peng me dosjet e tij është i marrë fund politikisht.

“Ai me dosjet e tij të krimit është bërë partneri më i sigurt i qeverisë. I kam kërkuar të japë shpjegime për Dosjen Toyota Yaris dhe Dosjen Muzin. Projekti në Durrës nuk do zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca më e fuqishme e vendit. Lidhur me Dosjen Toyota Yaris, Basha me deklaratën e tij në parlament dekonspiroi operacionin. Rama ia mbylli dosjen peng Bashës por nuk i mbyll dot dosjen e hapur në Belgjikë. Drejtësia belge kërkon marrjen me forcë të peng Bashës dhe vënien e tij nën hetim penal. Jep dorëheqjen e mos u fshih pas dosjeve të tua. Rama të mban peng me dosjen në Shqipëri po në Belgjikë s’të bën dot derman. Basha ka fshehur faktin se është thirrur pesë herë për të dëshmuar dhe kam informacion se më datë 17 prokurorët belgë e presin në zyrë për të dhënë shpjegime. Edi Rama mund të të mbyllë dosjet por nuk të shpëton dot nga kjo shumicë gjigante demokratësh, je i përfunduar, ke marrë fund politikisht.” – tha Berisha.