Vendosni fjalën kyçe....

Ripunohet klasiku i famshëm ‘Arrëthyesi’, s’duhet të jetë më fyes për aziatikët


Kompanitë e baletit kanë tronditur pjesën klasike të sezonit festiv “Arrëthyesi”, në një përpjekje për ta bërë veprën e kompozitorit të famshëm Pyotr Tchaikovsky më pak fyese për aziatikët dhe më shumë në harmoni me ndjeshmëritë moderne racore.

‘Baleti i Paqësorit’ si dhe kompanitë e kërcimit nga Tulsa dhe Bostoni, janë ndër ato që kanë ndërmarrë hapa për t’iu kundërvënë stereotipeve racore teksa ‘Arrëthyesi’ i Tchaikovsky-t rikthehet për periudhën festive, raportoi The Neë York Times.

Në përgjigje të një vale në rritje të ndjenjave anti-aziatike këtë vit, ‘Arrëthyesi’ i trupës së ‘Baletit të Paqësorit’ paraqet një personazh të ngjashëm me një hero kundër stereotipeve etnike, ndërsa Baleti Tulsa ka shtuar elemente të arteve marciale në prodhimin e tij.

Ndërkohë, Baleti i Bostonit ka bërë përpjekje të reja për të siguruar që prodhimi i tij të mos fyejë askënd, duke përfshirë prezantimin e një numri ‘pas de deux’ të frymëzuar nga kërcimi me shirita kinez.

“Të gjithë mësuan shumë këtë vit dhe unë thjesht dua të sigurohem se nuk ka absolutisht asgjë që mund të konsiderohet fyese për kulturën kineze,” tha për Times, Mikko Nissinen, drejtor artistik i Baletit të Bostonit.