Vendosni fjalën kyçe....

Tenderi 28 milionë euro i uniformave të policisë, SPAK kërkon nga 1.6 vite burg për të akuzuarit


SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e tenderit të uniformave të policisë.

Prokuroria Speciale ka kërkuar nga 1 vit e 6 muaj burg për të arrestuarit pas gjykimit të shkuartuar për të arrestuarit të cilët akuzohen për abuzim me tenderin me vlerë 28 milionë euro.

Personat në fjalë u arrestuan në korrik të këtij viti pas një kallëzimi të bërë nga dy ish-deputetët e PD-së, Myslim Murrizi e Halit Valteri.

Bëhet fjalë për një tender për uniformat e policisë në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj e drejtori i Policisë, Ardi Veliu.

Personat e akuzuar për të cilët kërkohet nga 1 vit e 6 muaj burg nga SPAK

Edlira Naqellari

Flutura Çekrezi

Ani Omuri

Klevis Hasani

Kreshnik Bejkaj

Fatmir Demneri

Mariglen Buzali

Gezim Mingaj

Anisa Bogdani

Aurora Mulla