Vendosni fjalën kyçe....

Zgjidhen anëtarët e KED-së, kryetar do jetë Sokol Binaj


Është zhvilluar ditën e sotme shorti për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtës në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska zgjidhen përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Altin Binaj zgjidhet zëvendës i Kushtetueses në KED.

Ndërsa Sokol Binaj është zgjidhur anëtar i përhershëm i KED-së. Sipas ligjit Binaj do të jetë edhe kryetari i ri i KED.

Sandër Simoni është zgjedhur anëtar zëvendësues nga Gjykata e Lartë.

Anila Leka zgjidhet anëtare nga Prokuroria e Përgjithshme;

Thoma Jano zgjidhet anëtar zëvendësues nga Prokuroria e Pwrgjithshme në KED

Arta Marku zgjidhet anëtare e përhershme nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Etien Kapo anëtar i përhershëm nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Genti Xholi Anëtar zëvendësues.