Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shpërdoruar taksat e qytetarëve më të varfër në Europë për të fluturuar me avion privat.
“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.
Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët.”- shkruan Basha ndërsa publikon një grafik me të dhëna mbi fluturimet e kryeministrit.