Sipas deputetes demokrate Grida Duma, ish-kryeministri Berisha po i gënjen personat që marrin pjesë në foltoret e tij.
Gjatë një bashkëbisedimit në News24 në emsionin ‘Kjo Javë’, një nga nënkryetaret e selisë blu tha se Berisha duhet të kishte folur para zgjedhjeve për kryetarin e PD-së.
Po kështu ajo theksoi se nuk e ka dëgjuar kurrë Berishën që t’i kërkojë Bashës dorëheqjen. Duma vërejti se asnjë parti në Ballkan nuk mundet të fitojë zgjedhjet nëse ka SHBA-të kundër.
“Demokratët e kanë falur shumë herë lidershipin e partisë. Tani lidershipi politik nuk mund t’i drejtohet demokratëve përçahuni. Ai që e bën këtë duhet t’i rëndojë shumë. Ata që shkojnë në Foltore janë të gënjyer nga Sali Berisha. Nëse ai do kishte për të thënë diçka për demokracinë e brendshme, Sali Berisha duhet ta bënte pas zgjedhjve, kur nisën zgjedhjet per kryetar partie. Mos të shkonte të votonte me dy gishta tek kutia e votimit. Vendimi i Bashës për Berishën nuk është çështje e demokracisë së partisë. Nëse Berisha do të ishte në vendin e Berishës, pavarësisht se kush do të ishte ai person do ta kishte përjashtuar brenda momentit. Sot Berisha flet në emër të humbjes jo të demokracisë. Nëse është dikush që duhet t’i kërkojë llogari është rekomandimi i Sali Berishës për Lulzim Bashën. Unë nuk kam dëgjuar t’i thotë Lulzim Bashës jep dorëheqjen. PD dhe asnjë parti në Ballkan nuk mundet në këtë realitet politik të fitojë asnjë palë zgjedhje nëse është me SHBA-të kundër” – tha Duma.