Vendosni fjalën kyçe....

Biden e Putin bisedë urgjente mbi Ukrainën


Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij amerikan Joe Biden të martën, tha zëdhënësi i Kremlinit. Të dy udhëheqësit do të bisedojnë përmes një lidhjeje të sigurt me video, ku do flasin për Ukrainën dhe çështje të tjera të pazgjidhura.

Data e bisedimeve të shumëpritura u njoftua nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov të shtunën. Të dy presidentët do të mbajnë një video-telefonatë të sigurt të martën në mbrëmje, tha Peskov për RIA Novosti.

Biseda mes dy liderëve vjen pas takimit në Gjenevë të Zvicrës para pak muajsh. Kohët e fundit ka pasur disa takime të nivelit të lartë mes zyrtarëve të dy administratave, por ecuria e bisedimeve nuk ka qenë e duhura.