Vendosni fjalën kyçe....

Biden paralajmëron Rusinë për konfliktin me Ukrainën: Nuk pranojmë “vijat e kuqe” të askujt


Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se ai nuk do të pranojë “vijat e kuqe” të vendosura nga Moska, ndërsa frika rritet se Rusia po planifikon një pushtim të afërt të Ukrainës.

Presidenti amerikan tha se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Rusinë që të pushtojë fqinjin e saj.

Ndërkohë, mediat amerikane kanë raportuar se zyrtarët e inteligjencës kanë frikë se një pushtim mund të fillojë në fillim të vitit 2022.

Kjo vjen pasi Ukraina thotë se Rusia ka rritur ushtrinë e saj në kufi dhe ka grumbulluar rreth 94 mijë trupa atje.

Një video-telefonatë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Joe Biden pritet të mbahet këtë javë për të ulur tensionet. Presidenti amerikan u tha gazetarëve se pret të ketë një diskutim të gjatë me liderin rus dhe paralajmëroi se ai nuk do të “pranojë vijat e kuqe të askujt”.

“Ajo që unë jam duke bërë është të bashkoj atë që besoj se është grupi më i plotë dhe më kuptimplotë i iniciativave për ta bërë shumë, shumë të vështirë për zotin Putin që të vazhdojë dhe të bëjë atë që njerëzit janë të shqetësuar se ai do të bëjë.”-tha Biden, citon BBC.

Ndërsa Biden nuk përcaktoi se çfarë veprimesh të sakta planifikon të ndërmarrë SHBA, zyrtarët amerikanë dhe ukrainas paralajmëruan sërish këtë javë se sanksione të rënda ekonomike janë në tryezë kundër Rusisë.