Vendosni fjalën kyçe....

Britney Spears hapet për vitet nën kujdestarinë e babait: U detyrova të bëja terapi 10 orë në ditë, 7 ditë në javë (VIDEO)


Ikona e popit, Britney Spears, ka folur për vështirësitë e të jetuarit nën kujdestarinë e babait të saj, duke zbuluar se ajo ishte detyruar të shkonte në terapi çdo ditë dhe ishte ndaluar të festonte.

Për një dekadë të tërë, Spears kishte vetëm kontroll të kufizuar mbi jetën, karrierën dhe fondet e saj, duke përfshirë të ardhurat që merrte nga shfaqjet, pasi u vendos nën një kujdestari të caktuar nga gjykata për shkak të shqetësimeve për shëndetin e saj mendor.

Pas një beteje të gjatë ligjore Britney fitoi lirinë e saj këtë nëntor, ndërsa më në fund ka nisur të japë detaje mbi përjetimin e saj.

Në një postim në “Instagram”, Britney ka treguar se e kanë detyruar të bënte terapi “10 orë në ditë, 7 ditë në javë” kundër dëshirës së saj.

“Të detyrohesha të paguaja dhe të dëgjoja gratë duke më thënë se si do ta çojnë më tej suksesin tim… ishte një gëzim.”- shkroi ajo me sarkazëm krahas një video parodike ku imiton terapistet e saj.

Në këtë video ajo tregonte edhe pyetjet që i ishin bërë herë pas here në ato seanca.

Spears tha gjithashtu se gjatë pothuajse 250 shfaqjeve që ajo bëri në Las Vegas gjatë katër viteve, kujdestarët e saj e lejuan atë të dilte dhe të festonte vetëm dy herë.

“Mendoj se do të më duhet të vesh fustanet e mia të vogla të nxehta për çdo natë për pjesën tjetër të jetës për të thyer sadopak punën që kam bërë gjithë jetën time për familjen.”– u ankua ajo.