Vendosni fjalën kyçe....

Duma: Basha e përjashtoi Berishën për të forcuar PD-në e për ta sjellë në pushtet


Nënkryetarja e PD-së, Duma, tha mbrëmjen e sotme se demokratët duhet të tregohen të mençur për veten e tyre.

Ajo komentoi zhvillimet e fundit në selinë blu ndërsa pohoi se vendimi i kreut Basha për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar ka qenë për forcimin e partisë e për ta sjellë atë në pushtet.

Duma ishte e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 me gazetaren Nisida Tufa ku theksoi se është e paarsyeshme të shkohet pas interesave personale të dikujt.

“Jemi në situatën që ndasitë duken se nuk gjejnë gjuhën e kompromisit. Unë u jam drejtuar demokratëve të mos përçahen në jetën e tyre. Çfarëdo lloj vijimi të jetë jeta politike do vijojë personalisht. Pas një kohe do i kujtohet se kush njerëz i kanë folur sinqerisht. Demokratët duhet të tregohen të mençur për veten e tyre. Kryetari i partisë ka marrë një vendim për ta forcuar PD-në dhe për ta sjellë në pushtet.  Është e paarsyeshme sot të ndjekësh nevojat personale të dikujt. Basha është institucioni i partisë, ka mbajtur ekuilibra përtej eficencës.” – tha Duma.