Babai dhe vëllai i Marjan Kolës, të dyshuarit si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujkës, kërkojnë lirimin e të afërmit e tyre.
Babai 87-vjeçar i të dyshuarit Dedë Kola, shprehet se djali i tij Marjani mbrëmjen e vrasjes më 29 nëntor ka qenë në Kosovë.
Të njëjtën gjë tha edhe i vëllai i Marjan Kolës, Petrit Kola. Në një deklaratë për mediat, ai ka mohuar përgjegjësinë e të vëllait në ngjarjen e rëndë ka dhënë detaje të reja.
Sipas tij, Marjan Kola dhe Kristjan Kelmendi, janë regjistruar në një poligon për të kryer qitje në Kosovë. Ai tha se kamerat që i ka dhe policia shqiptare tregojnë çdo lëvizje të vëllait të tij.
“A është poligoni me kamera me orare me të tana kur ka hyrë im vëlla në poligon qitje. I kena kamerat, i ka sekuestruar shteti shqiptar, duam drejtësi. Dje kam qenë në Kosovë, kam bërë kallëzim në Policinë e Kosovës me u blloku kamerat komplet.
Vëllai im në datë 30 në orën 11 e 30 të paradites është arrestuar.
I ka në dispozicion Policia e Prokuroria veçse nuk e ka shqyrtuar çështjen.
Jemi komplet të zhgënjyer prej kësaj qeverie se unë dua vetëm drejtësi. Nuk du me më lanë gjë për hatër a për burrni, du vetëm me ndjek drejtësi.”- tha Petrit Kola.
Familjarët e të arrestuarit kërkojnë lirimin e Marjan Kolës, pasi sipas tyre ai nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ish-deputetit.