Katër qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë, nga 1.563 testime të kryera gjithsej. Të dhënat janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë, e cila i referohet informacioneve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërkohë që janë shëruar 4 qytetarë.
“04 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.624.584 doza të vaksinës.
Deri më sot 765.669 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.563 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.824.
Në total numri i rasteve aktive është 324.”– thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.