Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj ka komentuar ofertën televizive të momentit në ekranet shqiptare. Nisur nga zhurma e madhe që kanë krijuar zhvillimet e fundit në Shtëpinë e Vëllait të Madh, Mevlan Shanaj shprehet se njerëzit janë të fokusuar te ky program televiziv, sepse nuk kanë një alternativë tjetër.
Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, Shanaj tha se publiku shqiptar është orientuar me dhunë drejt këtyre prodhimeve, pasi sot nuk ka më një kinostudio, kinema, apo filma shqiptarë.
“Këtu po bëhet dhunë kulturore shumë e ashpër. Është një genocid për psikologjinë. Ky formatim social, i paditur, i painformuar, sigurisht do të bjerë viktimë që të shikojë Big Brother-in.
Shqiptarëve i mungon alternativa e informacionit. Është një informacion shumë i kufizuar dhe i imponuar. Kapitalizmi ka atlernativa, ka zhvillim. Nuk ka dhunë genociste.”– u shpreh Shanaj.
Gjatë intervistës, Shanaj u shpreh se Shqipëria tani ka vetëm filma turq, dhe i vetmi prodhim shqiptar është Big Brother dhe Përputhen, pasi ato janë programe që prodhojnë para.