Qindra qytetarë të Milanos janë mbledhur në sheshin ikonik ‘Duomo’ për të kundërshtuar pasaportën e vaksinimit.
Në qytetet italiane protestohet prej javësh kundër vaksinimit të detyrueshëm.
Protesta e sotme ka qenë paqësore megjithatë policia ka shoqëruar disa prej organizatorëve e pjesëmarrësve.
Këta të fundit kërkojnë më shumë liri dhe kundërshtojnë masat e ashpra të qeverisë lidhur me pandeminë.