Reshjet e shiut e borës në verilindje e juglindje të vendit kanë shkaktuar probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike në disa fshatra.
Në zonën e Skraparit, dëmtimi i një linje energjie ka lënë pa korrent disa fshatra. Bëhet fjalë për Leshnjen, Gostencin, Kushovën e Faqekuqin, që nuk kanë energji prej 48 orësh.
Reshje bore ka pasur edhe në qarqet e Kukësit, Dibrës e Korçës. Megjithatë deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh a mungesë të energjisë elektrike.