Një trajner futbolli në Egjipt ka vdekur në fushë pasi festoi fuqishëm golin e fitores në minutat e fundit nga ekipi i tij në një ndeshje të kategorisë së dytë.
Incidenti ndodhi më 2 dhjetor në një ndeshje mes El-Magd dhe El-Zarqa të luajtur në stadiumin e të parëve.
Në minutën e 92-të, kur sfida ishte në barazim, Mohamed Saad shënoi golin e vetëm të ndeshjes që çoi në festime të zhurmshme.
Me këtë fitore ekipi u ngjit në vendin e shtatë në tabelë me 14 pikë në nëntë ndeshje.
Megjithatë, shpërthimi ishte i tepërt për trajnerin Adham El-Selhadar, i cili u rrëzua në fushë.
I shoqëruar nga mjekët, ai u dërgua në spital, por vdiq sipas mjekëve nga ataku në zemër. Ai ishte 53 vjeç -vjeçare si një atak në zemër.
El-Magd shpalli gjashtë ditë zi për trajnerin dhe ka pezulluar ndeshjen e ardhshme.
Ish-klubet e tij si Al Ahly dhe Ismaily, ekipet kryesore të Egjiptit, i bënë homazhe teknikut.